Pasi t'i lexosh këto faqe, a dëshiron vërtet të shpëtohesh? A do të pajtohesh me Perëndinë - pa marrë parasysh pasojat? Nëse jo, atëherë ti nuk e ke kuptuar rëndësinë e këtyre faqeve që ke lexuar. Prandaj po të këshilloj t'i lexosh ato sërish, ngadalë dhe me kujdes, duke iu lutur Perëndisë që të ta tregoi të vërtetën.
Nëse Perëndia të ka shpallur nevojë tënde dhe se ti dëshiron të shpëtohesh, atëherë ti duhet t'i kthehesh Perëndisë me pendim duke lënë prapa mëkatet e tua dhe duke besuar në Zotin tonë, Jezusin.
Ti duhet të pendohesh, me një ndryshim të plotë, përsa i përket mëkatit. Kërkohet ndryshim mendjeje. Ti duhet ta pranosh se je mëkatar dhe se je rebeluar kundër Perëndisë së shenjtë dhe të dashur. Kërkohet ndryshim i zemrës - një keqardhje dhe një turp i vërtet duhet të të kaplojë nga fëlliqësia e mëkatit tënd. Tani ti duhet të jesh i gatshëm ta lësh mëkatin dhe të ndryshosh drejtimin e jetës sate. Perëndia i thërret njerëzit t'i lënë mëkatet e tyre e të kthehen te Perëndia, që të jetojnë në mënyrë që i përket këtij pendimi. Edhe ti duhet t'i kthehesh Perëndisë duke lënë çdo mëkat. Perëndia s'do të falë ndonjë mëkat të cilin ti vetë s'je i gatshëm ta braktisësh. Pendimi - nënkupton që të fillosh krejt një drejtim të ri duke kërkuar me gjithë zemër të jetosh në mënyrën që i pëlqen Perëndisë.
Ti duhet të besosh në Jezusin, Mesinë. Së pari, kjo do të thotë ta pranosh që Jezusi është Mesia, Biri i Perëndisë së gjallë, dhe se Ai vdiq për ne armiqtë e Perëndisë. Së dyti, duhet të besosh se me fuqinë dhe dashurinë e tij, Mesia është në gjendje të të shpëtojë. Së treti, ti duhet ta vësh plotësisht besimin te Mesia, duke u mbështetur fuqimisht në të për të të pajtuar me Perëndinë.
Kuptohet krenaria, natyra e çdo mëkatari, do të luftojë kundër braktisjes së besimit, meritave dhe fesë suaj. Megjithatë s'ke alternativë tjetër. Pa tjetër, të duhet të ndërpresësh besimin tënd te gjërat e tjera dhe tani të fillosh të besosh vetëm në Zotin - Mesinë, i cili mund t'i shpëtojë përgjithmonë të gjithë ata që i afrohen Perëndisë me anë të tij.
Nëse Perëndia të ka shfaqur nevojën tënde, dhe të ka dhënë këtë dëshirë për të shpëtuar, atëherë ktheju Jezusit - që tani! Më mirë, lutju atij me këtë lutje;« Ja o Zot, unë jam para në dispozicionin tënd, o Perëndi, dua të bëj se ç'kërkon ti prej meje.« Pranoje para Zotit se je fajtor, mëkatar i humbur dhe pa përkrahje. Nga zemra lutju Perëndisë për të të shpëtuar dhe të zërë vendin e Tij të drejtë në zemrën tënde për t'u bërë Zot i jetës sate duke të bërë të mundur t'i kthesh shpinën mëkatit dhe të fillosh të jetosh për të.
Bibla na thotë: Në qoftë se me gojë e dëshmon se Jezusi është Zot dhe në qoftë se në zemrën tënde e beson se Perëndia e ka ringjallur nga të vdekurit, do të shpëtosh Kushdo që do ta thërrasë Zotin për shpëtim, do të shpëtojë. Këto premtime mund të jenë krejt të tuat nëse e vë besimin tënd në Jezusin, Mesinë.
(Veprat 20,21; Veprat 26,20; Mateu 16,16; Romkëve 5,6)