Pėrse Kryqi?

I tërë mësimi biblik vë në dukje vdekjen e Jezusit. As jeta e tij e përsosur, as mësimi i tij i mahnitshëm, e as mrekullitë e tij të fuqishme nuk janë thelbi i porosisë biblike. Këto janë të rëndësishme, por para së gjithash Jezusi erdhi në këtë botë për të vdekur. Përse është vdekja e tij aq me rëndësi? Kjo është përgjigja: Ai vdiq si Zëvendës, si Mëkat-bartës dhe si Shpëtimtar.

Jezusi si Zëvendës. Kjo paraqit dashurinë e Perëndisë. Mëkatarët janë fajtorë, të humbur dhe të pazotë para ligjit të Perëndisë, i cili kërkon dënimin e çdo mëkati. Pra , si mund t'i ikin zemërimit të drejtë të Perëndisë ata? Në këtë pyetje Bibla përgjigjet kështu: Perëndia e tregoi dashurinë e vet ndaj nesh në këtë mënyrë; ndërsa ne ende ishim mëkatarë, Mesia vdiq për ne. Jezusi vullnetarisht e përmbushi planin e mahnitshëm të shpëtimit duke marrë vendin e mëkatarit dhe barti mbi vete (duke shlyer) dënimin e drejtë të mëkateve të tyre. Jezusi, i pafajshmi Bir i Perëndisë, vullnetarisht vuajti dhe vdiq për ata, i pafajshmi për fajtorët.

Jezusi si mëkat-bartës. Kjo tregon shenjtërinë e Perëndisë. Vdekja e Krishtit nuk qe vepër e shtirë. Dënimi për mëkatet e të tjerëve u pagua plotësisht me vdekjen e Birit të pafajshëm të Perëndisë. Jezusi i varur në kryq me zë të madh thiri: Perëndia im, Perëndia im, përse hoqe dorë prej meje? Në këtë çast të tmerrshëm Ati -Perëndi I ktheu shpinën të Birit të dashur, i cili duroi dënimin e ndarjes nga vetë Perëndia. Vini re këtu si tregohet shenjtëria e përsosur e Perëndisë. Të gjithë mëkatuan dhe çdo mëkat duhet të dënohet - dhe kur Jezusi mori vendin e mëkatarit, u bë përgjegjës për mëkatet e tyre porsi të ishte vetë përgjegjës për to. Ky njeri - Perëndi i cili bëri një jetë të përsosur, pësoi dënimin e dyfishtë të fajtorëve.

Jezusi si Shpëtimtar. Kjo paraqet plotfuqishmërinë e Perëndisë. Tre ditë pas vdekjes së tij, Krishti u shfaq Bir i Perëndisë me fuqi të plotë kur u ringjall nga të vdekurit. Pas vdekjes së tij, Ai u ishte shfaqur dhe i kishte bindur në mënyra të ndryshme se ishte gjallë dhe se nuk vdes më. Vdekja s'ka më asnjë pushtet mbi të. Tashti kur Perëndia e çoi Jezusin nga vdekja, me fuqi të plotë tregoi se Ai e pranoi vdekjen e tij në vend të mëkatarëve si pagën e plotë dhe të përsosur të dënimit të mëkatit dhe si bazë mbi të cilën mund t'u ofrohet falja e plotë dhe pa kushte atyre që përndryshe fatin do ta kishin të kalonin përjetësinë në ferr.

Por çfarë ka të bëjë kjo me ty? Si mund të pajtohesh me Perëndinë? Si mund Mesia (Krishti) të bëhet Shpëtimtari yt personal?

(Romakëve 5,8; 1 E Pjetrit 3,18; Marku 15,34; Romakëve 1,4; Veprat 1,3; Romakëve 6,9)