Ka shumë mendime të ndryshme në lidhje me çështjen se çdo të ndodhë kur të vdesim. Disa thonë se ne të gjithë do të asgjësohemi, të tjerët thonë se të gjithë do të arrijmë në parajsë. Ndërsa disa të tjerë thonë se shpirtrat mëkatarë do të qëndrojnë në një vend të veçantë për tu përgatitur për parajsë. Por Bibla nuk përkrah asnjërën nga këto ide.
Në vend të kësaj, Bibla thotë: Šnjerëzve u duhet një herë të vdesin e pastaj vjen gjyqi. Ata që janë në marrëdhënie të mirë me Perëndinë do të jenë të mirëpritur në parajsë, për të jetuar përjetësisht në praninë e Tij madhështore. Të gjithë të tjerët Špër dënim do të ndahen përgjithmonë nga Zoti, nga pushteti dhe madhështia e Tij. Për këtë shprehja më e zakonshme në Bibël është Śferri'. Ja katër vërtete të rëndësishme në lidhje me ferrin:
Ferri është i vërtetë. Ferri nuk është diçka e Śtrilluar nga kisha ose xhamia'. Libri i Shenjtë flet më shumë mbi ferrin se parajsën dhe s'na lë të dyshojmë për realitetin e tij. Ajo flet mbi njerëzit që janë dënuar me ferr dhe hedhur në ferr.
Ferri është i tmershëm. Bibla e përshkruan si një vend tmerri, një zjarr që digjet përgjithmonë. Ai është një vend mundimi ku ditë e natë do të ketë vajtime e kërcëllima dhëmbësh, dhe ku s'ka pushim as ditë as natë.. Këto janë fjalë të tmershme, por ato janë të vërteta. Ata në ferr janë shkëputur nga të gjitha të mirat, janë mallkuar nga Perëndia dhe dëbuar, madje dhe nga ndihma dhe ngushëllimi më i vogël që mund t'ua japë Perëndia.
Ferri është përfundimtar. Të gjitha rrugët gjer në ferr janë me një drejtim. Këtu s'ka dalje. Mes parajsës dhe ferrit është ndërtuar humnera e madhe. Tmerri, vetmia dhe agonia e ferrit (xhehenemit) s'do të jenë për ta përmirësuar dhe pastruar mëkatarin, por për ta dënuar përgjithmonë!
Ferri është një ndëshkim i drejtë. Bibla na thotë se Perëndia do ta gjykojë botën me drejtësi, prandaj Ai ka plotësisht të drejtë t'i hedhë mëkatarët në ferr. Në fund të fundit Zoti u jep njerëzve që ata vetë e kanë zgjedhur. Ata këtu e kanë refuzuar Perëndinë dhe Perëndia do t'i refuzojë atje. Ata vetë e vendosën të jetojnë një jetë afetare - pa Zotin, prandaj Perëndia e vërteton përgjithmonë zgjedhjen e tyre.
Në dritën e kësaj të vërtete të tmershme, ti duhet të ulesh e të mendosh thellë për pyetjen të cilën iu drejtua një grupi njerëzish në Dhiatën e Re:« Si do t'i shpëtoni dënimit me ferr?
(Hebrenjve 9,27; 2 Selanikasve 1,9; Mateu 23,33
Mateu 5,9; Luka 6,28; Mateu 13,42; Isaia 33,14; Mateu 3,12; Mateu 22,13; Apokalipsi 14,11; Luka 6,26; Veprat 17,31; Mateu 23,33)