Çfarë shkoi mbrapsht?

Që ti biem shkurt, përgjigja është kjo:Šme anë të një njeriu mëkati hyri në botë, dhe nëpërmjet mëkatit erdhi vdekja.

Njeriut dhe gruas së parë (Adamit dhe Evës) Perëndia u pati dhënë liri të madhe, por njëkohësisht edhe një këshillë serioze: Ndalohet të hash frutat nga ajo pemë që jep njohurinë për të mirën dhe të keqen, përndryshe aty për aty do të vdesësh. Kjo ishte prova ideale e gatishmërisë së njeriut për të dëgjuar urdhëresën e Perëndisë. Por djalli e tundoi Evën që ajo të mos u bindej fjalëve të Perëndisë, dhe mjerisht, kështu bëri. Gruaja e vështroi pemën që ishte madhështore, frutat e saj i dukeshin tërheqëse, dhe mendoi: Œme anë të tyre mund ta marr gjithëdijen!' Ajo këputi një frut, hëngri një copë të vogël, ia dha burrit, dhe ai e hëngri.

Që në këtë çast, hyri mëkati në botë. Nga mosbindja, njeriu u nda nga Perëndia. Në vend që ta donin Perëndinë, Adami dhe Eva u tmerruan prej Tij: Šata dëgjuan Zotin Perëndi që po kalonte përmes kopshtit dhe menjëherë u fshehën midis pemëve. Në vend që të ishin të sigurtë, të mirëbesueshëm dhe fatbardhë, mëkati i tyre i bëri të turpërohen, ta ndienin veten fajtor dhe të frikësuar.

Perëndia pati thënë se njeriu që nuk dëgjon, vdes, dhe ashtu ndodhi, ai vdiq. Fjala Œvdekje' nënkupton - ndarje. Nga ky çast tragjik njeriu u nda nga Perëndia; ai vdiq shpirtërisht. Nga kjo kohë njeriu filloi të vdesë dhe fizikisht, tashti ai pati shpirt të vdekur dhe trup që në fund do të vdesë. Por s'përfundon me kaq: fëmijët e Adamit dhe të Evës trashëguan natyrën e tyre të prishur si dhe karakterin e tyre të lig. Që atëherë, ashtu si një lumë që ndotet dhe mbetet i tillë derisa derdhet në det, ashtu dhe helmi i mëkatit rrodhi brez pas brezi që nga pasardhësit e Adamit e deri më sot. Në këtë mënyrë vdekja hyri në botë ndër të gjithë njerëzit, sepse të gjithë mëkatuan. Vëreni fjalën e rëndësishme Œtë gjithë', kjo nënkupton të gjithë, duke përfshirë jo vetëm shkrimtarin e këtij libri, por edhe lexuesin e kësaj faqeje. Ka të ngjarë që ne kurrë s'do të takohemi në këtë botë, por një gjë e kemi të përbashkët - jemi mëkatarë dhe po vdesim. Bibla thotë: Po nëse themi: Ne nuk kemi mëkat, e gënjejmë vetveten dhe e vërteta nuk është në ne,. dhe nëse themi se nuk po vdesim, ne jemi me të vërtetë absurdë. Duke pohuar të kundërtën ne nuk e ndryshojmë këtë realitet.

Informacioni i përditshëm: gazetat, televizioni dhe lajmet radiofonike na përkujtojnë faktin se sot bota është lëmsh. Ne me lehtësi dënojmë dhunën, padrejtësit, çrregullimin dhe punët e këqija në shoqëri, por para se të kritikosh të tjetrët, pyet vetveten nëse je ti vetë i përsosur ose je duke bërë një jetë që i pëlqen Perëndisë së shenjtë. A je ti krejtësisht i ndershëm, i pastër, i dashur dhe vetëmohues? Perëndia i di përgjigjet e këtyre pyetjeve - por ato i di dhe ti vetë! Sepse të gjithë mëkatuan dhe humbën madhështinë që Perëndia ua dha. Ti je mëkatar nga lindja, nga natyra, nga veprat dhe me zgjedhjen tënde, dhe ti, lexues i dashur, duhet t'i përballosh faktet si dhe pasojat e tyre.

(Romakëve 5,12; Zanafilla 2,17; Zanafilla 3,6; Zanafilla 3,8; Romakëve 5,12; 1 E Gjonit 1,18; Romakëve 3,23)