|
Presioni dhe problemet e jetës bashkëkohore po i shtien njerëzit në hulumtime të pafund për kuptimin dhe qëllimin e jetës. Deri tani mësuam se kush ishte Perëndia; por ne kush jemi? Përse ekzistojmë? Përse jemi këtu? A ka kuptim ose qëllim kjo jetë?
Për të sqaruar më mirë këtë çështje, duhet të themi se njeriu vetëm nuk Œekziston'. Ky është pak më tepër se vetëm një akumulim atomesh të cilat rastësisht u përshtatën në një dëng të volitshëm e që ne sot e quajmë Œqënie njerëzore'. Por Bibla na thotë se njeriu veçanërisht u krijua nga Perëndia i urtë dhe i shenjtë. Tek Zanafilla - libri i parë i Biblës, është theksuar: Perëndia e krijoi njeriun sipas shëmbëllimit të tij: mashkull e femër i bëri ata. Njeriu është më shumë se një shtazë e zhvilluar ose një majmun me intelekt të zhvilluar. Njeriu dallohet nga shtazët e tjera ashtu siç shtazët dallohen nga bimët dhe bimët nga mineralet. Përsa I përket madhësisë së tij, njeriu është i imët në krahasim me diellin, hënën dhe yjet, por Perëndia i dha njeriut një vend unik dhe të ndershëm në gjithësi.
Kjo mund të shihet në urdhërin e parë të Perëndisë drejtuar njeriut: Shtohuni që pasardhësit të banojnë dhe të mbizotërojnë mbi peshqit, zogjtë dhe të gjitha kafshët e egra në tërë botën. Njeriu u bë përfaqësuesi personal i Perëndisë në tokë, me autoritet e mbizotërim mbi të gjitha krijesat e gjalla. Jo vetëm kjo, por Perëndia i dha edhe dinjitet të veçantë. Për shkak se u krijua sipas shëmbëllimit të Tij, kjo s'do të thotë se ai u krijua në formë e madhësi të njëjtë ( kemi përmendur më parë që Perëndia s'ka as »madhësi« as »formë«, as edhe njeriu nuk ishte miniatura e Perëndisë që kishte të gjitha cilësitë e Tij në sasi të vogla. Pra kjo nënkupton që njeriu u krijua si një qënie shpirtërore, e arsyeshme dhe e pavdekshme, me një natyrë e karakter të përsosur. Me fjalë të tjera, ai ishte një pasqyrim i saktë i karakterit të shenjtë të Perëndisë.
Përveç kësaj njeriu me qejf dhe vazhdimisht vendosi t'u përmbahet të gjitha urdhëresave të Perëndisë dhe si pasojë jetoi me Të në harmoni të përsosur. Njeriu, atëherë, nuk pati kriza identiteti! Ai dinte saktësisht kush ishte dhe përse u vendos në botë, dhe ai me bindje pranoi vendin që ia dha Perëndia.
Nuk ishte vetëm njeriu plotësisht i kënaqur me pozitën e tij në botë, por edhe vetë Perëndia ishte i kënaqur me njeriun! Këtë e dimë, sepse Bibla na thotë: kur punën e krijimit të botës duke përfshirë edhe krijimin e njeriut, e përfundoi me sukses, Perëndia vështroi gjërat që i kishte bërë, dhe ato ishin pikërisht siç e donte Ai.
Sot, situata s'është e njëjtë! Çfarë ndodhi?
(Zanfilla 1,27; Zanafilla 1,28; Zanafilla 1,31)
|