|
Kjo është pyetja më themelore dhe përfundimtare. Po qe se s'ka Perëndi, atëherë është e kotë që të merremi me këtë çështje dhe të humbasim kohën kot. Ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë që Ai ekziston. (Hebrenjve 11,6) (Të gjitha fjalët me shkronja kursive (përveç titujve librash) janë citate nga Bibla siç janë treguar në faqen 32.) Ndërsa është e pamundur për ta provuar ekzistencën e Perëndisë në mënyrë matematike, ka dëshmi mjaft bindëse.
Le ta marrim çështjen e ekzistencës së gjithësisë. Po të themi se gjithësia është rezultat i një rastësie, kjo sjell shumë pyetje pa asnjë përgjigje. E njëjta vlen edhe për teorinë e »eksplozionit të madh«. Nga erdhi, për shembull, lënda e parë? Madje as ky »eksplozion« s'mund të bëjë diçka prej asgjëje! Aq sa e është e përhapur ideja e evolucionit aq edhe është e dobët në bindje ajo. Si është e mundur që nga asgjë të krijohet dhe të evoluohet diçka, pa përmendur kompleksin e çuditshëm të trajtës së jetës në botë sot? (Kjo është një çështje e ndërlikuar dhe me shumë rëndësi, për të cilën s'ka vend të mjaftueshëm për t'u diskutuar këtu. Në qoftë se evolucioni për ty është problem i vërtetë, na shkruaj dhe ne do të dërgojmë broshurën tonë Evolucion a krijim.)
Të gjitha teoritë e tjera janë gjithashtu të thyeshme. I vetmi shpjegim i pathyeshëm është ky: Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën. Bota jonë nuk është rezultat i rastësisë së fatlume, pjesët përbërëse të së cilës gjendeshin gjithmonë atje duke pritur çastin e shpërthimit. Në vend të kësaj, bota u krijua me anë të fjalës së Perëndisë; gjithësia e dukshme doli nga duart e Perëndisë së padukshëm. Krijimi pati fillimin, dhe Perëndia ishte Ai që e krijoi. Sepse Ai flet dhe çdo gjë bëhet; jep urdhër dhe zbatohet. Kjo vërtetohet nga rregullsia dhe planifikimi i mrekullushëm që shihet kudo dhe nga ligjet e përgjithshme që rregullojnë gjithçka, nga kozmosi gjer në organizmat mikroskopike. Por projektimi kërkon projektuesin dhe ligjet - ligjvënësin - dhe për këto të dyja është vetë Perëndia! Perëndia që krijoi botën dhe gjithçka është në të, është Zot I qiellit dhe i dheut.
Por, përsa i përket dëshmisë për krijimin, vetë njeriu është prova më e madhe. Ndryshe nga kafshët e tjera, njeriu ka një cilësi që ne e quajmë personalitet'; ai përdor logjikën e tij në zgjedhjen e sendeve, ka ndërgjegje dhe dallon të mirën nga e keqja. Ai është i aftë të dashurojë dhe të mëshirojë. Para së gjithash, ai ka instikt për adhurim. Ku i mori ky këto cilësi? As evolucioni e as ndonjë grumbull rastësisht s'do të ketë mundur t'i shkaktojë këto. Përgjigja më e kthjellët është kjo: Pastaj Zoti-Perëndi mori disa elementë kimikë nga toka dhe bëri një njeri, e gjallëroi me frymë jetëdhënëse dhe njeriu filloi të jetojë. Njeriu, pra, nuk është një rastësi; rreth trupit të tij ai duhet ta pranojë: të gjitha veprat e Krijuesit të gjithësisë janë mrekulli e madhe.
(Hebrenjve 11,6; Zanafilla 1,1; Hebrenjve 11,3; Psalmi 33,9; Veprat 17,24; Zanafilla 2,7; Psalmi 139,14)
|