|
John Blanchard.
Jeta është e mbushur plot me pyetje të ndryshme. Disa pyetje janë të papërfillshme, disa të tjera më serioze - ndërsa disa janë jashtëzakonisht të rëndësishme.
Në këto çaste që po lexon ndoshta edhe ty të mundojnë pyetje që kanë të bëjnë me shëndetin tënd, me stabilizimin e gjendjes financiare, me vendin tënd të punës, të mundojnë pyetje për familjen dhe për të ardhmen tënde. Të gjitha këto pyetje janë të rëndësishme dhe me vend.
Por, pyetja më e rëndësishme dhe përfundimtare është pyetja rreth Perëndisë dhe marrëdhëniet e tua me të. Asgjë s'është më e rëndësishme se kjo në këtë jetë. Shëndeti, stabilizimi i gjendjes financiare, puna e sigurt, familja e kënaqur dhe shpresa për të ardhmen, të gjitha këto çdokush i do. Megjithatë, edhe këto do të jenë të përkohshme, madje pa ndonjë qëllim, po të mos kesh marrëdhenie me Perëndinë e gjallë, marrëdhënie që është e qartë dhe e sigurt - dhe që qëndron përgjithmonë.
Në faqet që vijnë pas do të zbuloni se përse është me urgjencë dhe e domosdoshme një marëdhënie e tillë dhe si mundësohet kjo.
Pyetjet që vijojnë janë më serioze dhe më të rëndësishme që mund ti bëjë ndokush. Përgjigjet e tyre i kërkon çdonjeri dhe nuk ia vlen ta marrësh porosinë e tyre shkel e shko.
Të lutemi t'i lexosh mirë dhe me kujdes këto faqe - dhe sipas nevojës disa herë.
|